Shahu Kosovar


Go to content

Main menu:


Pėrkujtimori"Hyzri Talla"

Turne memoriale

Prishtinė

Organizuar nga Klubi i shahut Prishtina dhe mbėshtetur nga Drejtorati pėr Sport i Komunės sė Prishtinės, nė Restorantin Prishtina ėshtė mbajtur Turneu i 10-tė jubilar “Pėrkujtimori Hyzri Talla 2009”. Nė kėtė turne morėn pjesė 51 shahistė nga shumica e klubeve tė Kosovės. Garat u zhvilluaan sipas sistemit zvicėran me 9 xhiro me ritėm mė tė shpejtuar nga 20 minuta.Fillimisht tė pranishmit i pėrshėndeti, Muharrem Xhemajli, kryetar i Shoqatės sė Vetėranėve tė UĒK-sė. Nė emėr tė familjes Tala foli Sebahate Talla, bashkėshortja e Hyzri Tallės pėr tė cilin po mbahet ky turne. Nė emėr tė klubit Prishtina tė pranishmėve iu drejtua Bedri Sadiku, kapiten i ekipit, kurse turneun e hapi Agim Gashi, drejtor i Drejtoratit pėr sport tė komunės sė Prishtinės nėn patronatin e tė cilit po mbahet kjo garė.Mysafirė i veēant ishte Adriatik Braēe, kryetar i Bashkisė sė Ersekės nga Shqipėria, kurse Violetė Kukaj-Retkoceri, kėndoi njė kėngė kushtuar dėshmorit tė kombit Hyzri Talla. Gjyqtari, Burhan Misini i njohu garistėt pėr rregullat e lojės nė kėtė garė, kurse Ramadan Kaēkini, kryetar i Klubit tė shahut Prishtina, bėri tė ditur edhe me shpėrblimet modeste qė do tu ndahen mė tė dalluarėve. Fitues i trofeut jubilar tė sivjetėm doli pėrfaqėsuesi i Klubit tė shahut Prishtina, mjeshtri ndėrkombėtar Bedri Sadiku i cili zuri vendin e parė pa pėsuar humbje. Ai nga 9 parti tė zhvilluara tuboi 7,5 pikė me vetėm tri remizime. B.Sadiku remizoi me Naim Sahitajn, Pėrparim Makolli dhe Ibrahim Morina. Kupėn Bedri Sadikut ia dorėzoi, Fatmir Humolli, bashkėluftėtari i Hyzri Tallės pėr tė cilin u mbajt kjo garė.

Renditja pėrfundimtare:

1.Bedri Sadiku/Prishtina/ 7,5 pikė

Naim Sahitaj/Llamkosi/ 7

Perparim Makolli/Istogu/ 7

Ibrahim Morina/Llamkosi/ 7

Sabri Halili/Llamkosi/ 6,5

Pesė shahistėt mė tė dalluar u shpėrblyen nga Klubi I shahut Prishtina.Vendi I-150 euro, II-120, III-100, IV-80, V-50 euro. Shpresmir Qorolli/Shtime/ ėshtė shpallur shahisti mė i dalluar pėr tė rinjė.


Back to content | Back to main menu