Shahu Kosovar


Go to content

Main menu:


Naim Sahitaj

Intervista

Naim Sahitaj kampion i Kosoves disa herė

Si kampion individual i Kosovės i viteve 1995/97/2000.qka mendon pėr rrjedhjen e shahut sot nė Kosovė ?

N.SAHITAJ:Duke marre parasysh rrethanat ne te cilat ,eshte zhvilluar sporti ne pergjithsi ne Kosove para lufte mund te themi se edhe ne shah ka nje interesim pak sa me te madh gjate ketyre dy viteve te fundit

Organizimi i turneve kombėtare te ne a mundet tė jetė mė i mirė apo dikush nuk ka interesim qė keta turne tė organizohen mė mirė ?

N.SAHITAJ:Po,organizimi i turneve kombetare mund te jete shume me i mire sidomos i atyre qe mund ti organizoj federata e shahut te Kosoves mirpo per kete nuk po shihet nje angazhim dhe vullnet i mir.

Prizreni njihet pėr shahistė cilsor mirpo mė duket se organizimi mungon apo ka diqka tjetėr nė kėtė mes?

N.SAHITAJ:Eshte e vertet se Prizreni ka pasur dhe ka ende shahistė te mire mirpo mungon nje strukture organizative per mbajtjen kontinuive te klubit ne pergjithesi,si dhe ka probleme te theksuara ne aspektin material dhe kjo e ben te veten per nje ngecje ne kete drejtim per organizimin e shahut ne kete qytet.

Shahistėve kosovar ju ėshtė hapur rruga pėr gara ndėrkombėtare a duhet qė kėto mundesi tė shfrytėzohen apo ende nuk jemi tė pėrgatitur pėr kėto gara sepse nė mesin tonė kemi ende dilema se kush dhe ku duhet tė marr pjesė ?

N.SAHITAJ:Po ,keto dy vitet e fundit eshte nje mundesi e tille,mirpo une mendoj se F.SH.K.nuk ka nje strategji te mirfillet per prioritete ne rrafshin ekzekutiv dhe kur te vjen koha per te realizuar dicka atehere shfaqen dilema te ndryshme sepse nuk i kemi gjerat e definuara me heret ,por e tera cka behet dhe arrihet nga shahistet me se shumti behet ne menyre individuale sepse keshtu ka hapesire ma shume

dhe aty e gjejn shahistet vehten ma shume.

Kosova dhe shahistėt e saj me 14-31 tetor pėr herė tė parė pjesmarrėse ne olimpiad, Pėrfaqsuesit olimpik nuk jan caktuar ende,si e mendon nė qfarė kritere duhen tė caktohen mė tė mirėt ?

N.SAHITAJ:Po e ceka me heret se nuk ka nje platform rreth pjemarrjese tė shahisteve kosovar ne gara nderkombetare nga ana e federates.Federata duhet te kete reprezentacionin e perpiluar ne baze te rezultateve te shahisteve dhe duhet shiquar prioritetet tek shahistet e rinj etj...

Ju si anėtar i KSH "Prishtina "bashkė me V.Bardhin jeni dy Prizerenas qė hyni ne mesin e pėrforcimeve tė kėtij klubi,qka mendoni pėr gjasat e klubit tuaj kėt vitė ?

N.SAHITAJ:Duke marre parasysh kualitetin e ekipeve kosovare si dhe perforcimet qe i ka bere klubi Prishtina jame shume optimist se sivjet do te ngadhenjejm ne kampionat .

A do tė jeni pjesmarrės i turneut individual i Kosoves kėt vitė dhe sa jeni tė pėrgatitur qė edhe njė herė tė jeni kampion i Kosovės ?

N.SAHITAJ:Po, nese jam i lire do te marre pjese mirpo nuk me pelqejn disa gjera keto dy vitet e fundit sepse ka shume parregullsi nga organizatori si dhe nga pjesmarresit ne fund te turneut ku shume gjera kalkulohen nga disa shahist te pandergjegjshem dhe keshtu po e prishin imazhin e kampionit te mirfillet te dalur nga turneu.

A duhet qė kėtyre shahistėve njė herė epėrgjithmon ti thuhet stop nga ata qė organizojn kėto turne apo edhe vetė organizatorėt janė tė pėrzier nė kėto punė?

N.SAHITAJ:Patjeter se keta shahist duhet te sanksionohen nga komisioni i garave ,mirpo deri tani nuk eshte bėre per shak te ndonje neglizhence naive nese mund te them e jo nga ndonje qellim i caktuar i organizatorit.

Shahistėt nga Shqipėria shumė shpesh ftohen pėr pjesmarrje nėpėr turnet kosovare mendoj se shume shpejtė e kemi harruar se kosovaret nuk janė ftuar asnjėher nė turnet nė shqipėri a mos duhet qė nė vend tė tyre tė rinjėt tanė tė jenė mė shumė prezent?

N.SAHITAJ:Keta shahist per mendimin tim me se shumti ftohen nga klubet te cilat organizojn turne lokale dhe memoriale dhe eshte e drejt e atyre se kene kane deshire ta ftojn e sa i perket per shahistet tane kjo eshte e mete e jona per te cilen vete i kemi fajet qe nuk interesohemi per perspektiven e shahisteve tone.

Turneu ndėrkombėtar ne Cyrih (Zvicer) a ishte njė pėrvoj e mirėseardhur per ju ?

N.SAHITAJ:Po ishte nje freski e madhe per mua sepse ishte hera e pare ne nje turne te tille ku merrnin pjese mbi 20 mjeshtra te medhenj dhe kisha rastin te shoh kualitetin e tyre dhe edhe vete te perfitoj ne elo pasi qe ende nuk kam per shkak te mosgarimit ne turne nderkombetare dhe natyrisht jam i gezuar qe pata mundesi te luaj ne nje turne te tille.

A duhet federata tė ket njė projekt pėr stimulimin e shahistėve tė rinjė ne gara ndėrkombėtare?

N.SAHITAJ:Po federata ne kete drejtim mund te bej shume me teper sepse shume me lehte mund te realizohet nje kerkese e federates per donacione se ajo ne forme individuale sepse kjo do te ishte nje perkrahje institucionale nga ana e federates.

A duhet tė jetė njė bashkpunim mė i ngushtė me shahistėt kosovarė ne diaspor nga ana e federates pėr projekte tė ndryshme?

N.SAHITAJ:Patjeter se federata duhet te kete ne kordinim te informacioneve dhe strategjis se veprimit jasht Kosoves dhe kete me se miri mund ta bej nepermjet shahisteve tane ne diaspore sepse ata jane nje ure lidhese per zhvillimin a shahut jasht vendit dhe per shume gjera tjera teknike te cilat federata nuk mund ti realizon sepse nuk eshte antare e FiDE-. es

Dhe pėr fund qka mendon pėr faqen e shahut kosovarė a duhet kjo tė funksionoj nga perendimi?

N.SAHITAJ:Per mua me rendesi eshte qe funksionon nje faqe e shahut kosovar dhe per kete ju pergezoj juve per punen qe e keni bere,e per ate se a duhet nga perendimi tė funksionoj,ata qe jane pergjegjes ne Kosovė le ti kape xhelozia dhe le ta rregullojn kete pune (ndoshta edhe me ndonje web site tjeter ne Kosovė ,pse jo?)


Back to content | Back to main menu