Shahu Kosovar


Go to content

Main menu:


Sabahudin Kollari

Intervista

Sabahudin Kollari shahistė i Rahovecit dhe puntor i dalluar me tė rinjė

Si e komenton shahun nė Kosovėn e lirė ?

Shahu kosovar ka nje ngecje tė dukshme nė kualitetin e lojės sė lojtarėve nė tė gjitha kategoritė si dhe nė organizimin e turnireve tė ndryshme.

Qka duhet qė shahu Kosovarė tė prezentohet sa mė mirė nė arenen ndėrkombėtare?

Qė shahu kosovar tė ketė sukses nė arenen ndėrkombėtare duhet tė hapet njė shkollė qendrore e shahut ku do tė punojnė mesuesit e shahut tė mirėfilltė qė e njohin teorinė dhe themelet e shahut.

Pse ka nė Kosovė shumė pakė turne me tempo tė ngadalsuar?

Kur ėshtė fjala pėr tempo tė ngadalsuar nė Kosovė nuk ka asnjė turne, pėrveē kampionatit tė Kosovės qė mbahet njė herė ne vit, turneu i mbyllur "Reshat Shehu" nė Kaēanik dhe kampionatit ekipor i Kosovės.Gjė qė nuk mjafton pėr njė shahist qė t'i vertetojė kualitetet e tij.

Gjasat e Kosovės nė olimpiaden e shahut ne Spanjė(NĖSE JEMI PJESMARRĖS)?

Duke marė parasysh kualitetin e shahut Europjan dhe atė botėror, gjasat janė tė vogla pėr ndonjė sukses mesatar.

Si duhet tė caktohet pėrfaqėsuesja e Kosovės?

Unė mendoj se duhet sė paku tė caktohen tre deri nė pesė lojtarė qe e njohin shahun mirė, e ata pastaj ta caktojnė pėrfaqėsuesen e Kosovės, kuptohet duke marrė parasysh kėto kriteret: rejtingun e lojtarėve qė do tė zgjedhen, suksesi nė arenėn Kombėtare e Ndėrkombėtare, mosha etj.

Titulli i kampionit dy herė radhazi nė Rahovec a ėshtė befasi pėr tė tjerėt?

Pėr tė tjerėt ndoshta, mirėpo pėr Rahovecin jo.

Qka mendon pėr punen e federatės a duhet tė ket ndryshime?

Mendoj se duhet tė ketė ndryshime.

Prespektiva e shahut ndėr tė rinjė?

Shahu Kosovar pėr momentin nuk ka ndonjė perspektivė, ndoshta me njė punė tė mirėfilltė dhe serioze, si nga federata poashtu edhe nga shahistėt kualitativė qė e njohin dhe e dojnė shahun, dhe me njė punė tė pa lodhshme mund tė priten rezultate

A mendoni pėr njė shkollė tė shahut nė Rahovec?

Po, dhe ate se shpejti do tė fillojė, po qese edhe komuna e Rahovecit na ndihmon, momentalisht jemi duke biseduar me kompetentėt e komunės.

Si duhet tė organizohemi qė Kosova tė ketė njė turne ndėrkombėtar ?

Sa i pėrket turneut Ndėrkombėtarė nė Kosovė pėrgjegjsia i mbetet federatės.

A ėshtė i ndar shahu Kosovarė nė pjesen e Kosovės dhe ate tė Dukagjinit?

Mendoj se jo, edhe pse shumica e turnireve mbahen nė Rrafshin e Kosovės.

Qka mendon pėr pėrforcimet e klubeve Kosovare me shahistė tė huaj?

Unė mendoj se kjo ėshtė njė dobėsi pėr ato klube qė kanė marė pėrforcime, nėse bejmė njė krahasim me pėrforcimet nė basketboll, se ka mė tepėr efekte negative, po ti shfrytėzonim ato mjete pėr kuadro tė reja me siguri se do tė ishte mė mirė pėr gjeneratat e ardhėshme.

Sa punohet pėr projekte tė ndryshme qė tė avancohet shahu ndėr tė rinjė?

Njė projekt ia kam dorėzuar federatės nė vitin 2003 pėr femijė dhe tė rinj, mirėpo nuk ėshtė realizuar, kjo na bėnė tė kuptojmė se vetė federata nuk brengoset pėr pėrparimin e shahut ndėr tė rinj.

Disa kampe janė organizuar me tė rinjė a duhet kėto tė vazhdohen apo ke ndonjė propozim mė konkret?

Po duhet tė vazhdojnė, kėtė kamp nė vitin 2002 dhe 2003 unė e kam udheheq ku merrnin pjesė 28 tė rinj dhe tė reja nga tė gjitha viset e Kosovės. Mirėpo kjo nuk mjafton duhet hulumtuar edhe metoda tjera tė punės me tė rinj.

Sa ka ndikuar kampioni i Kosovės qė edhe pėr tė rinjė kampion tė jet djali i juaj?

Kuptohet ka ndikim, mirėpo puna e tij serioze e ka bėrė qė tė tregojė kualitetet e tij.

Qka mendoni pėr njė shkollė tė shahut e pėrbashkėt Gjakovė-Rahovec?

Po tė punohej me kėtė tandem duke e njohur shahun Gjakovar dhe atė Rahovecas, ky tandem do tė sillte shahistė kualitativė nė njė tė ardhme tė afėrt.

Tė rinjėt e Kosovės mund tė tregohen vetem nė arenen ndėrkombėtare,a mendoni se njė bashkėpunim me shahistėt nė diaspor duhet tė jet prioritet i federates?

Prioritet duhet dhėnė shahistėve tė rinj brenda Kosovės, duke bashkėpunuar me shahistėt nė diasporė.


Back to content | Back to main menu