Aleksander Alehini - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Aleksander Alehini

Shkrime nga Mulaim Shehu
ALEKSANDAR ALEHIN - Kampion i katërt botëror në shah

Alehini ka lindur më 18.10.1892 në Moskë. Shahun e mësoj nga nëna e tij, e cila rrjedhte prej një familje të pasur. Alehini në moshën 15 vjeçare filloi të merrte pjesë në turinre. .
Ai ishte njeri, i cili tërë jetën ia kushtoi shahut dhe asgjë përveç shahut nuk i interesonte. Mirëpo, Alehini brenda një periudhe të shkurtër arriti rezultate të shkëlqyeshme, kështu në vitin 1920 bëhet kampion i Bashkimit Sovjetik. Prandaj ai për shkak të shahut ka emigruar nga Rusia (ish-Bashkimi Sovjetik), për shkak të shahut ka marrë shtetësinë franceze, dhe për shkak të shahut nuk ishte tip familjar dhe as shoqëror! Po ashtu është e vërtetë se ai e lëshoi gruan e tij për shkak shahut, pikërisht në atë moment kur arrin në Zvicër dhe pastaj udhëton në Paris, ku në vitin 1925 fiton të drejtën e shtetësisë. Kjo sjellje e panjerëzishme është karakteristkë e Alehinit. Ata të cilët e kanë njohur pak, e kanë kuptuar se ai i ka vetën dy pasione:
Alehinin dhe shahun!
Alehini pas fitores ndaj Kapablankës me rezultat +6-3=25 në vitin 1927 bëhet kampion botëror. I pari i cili ia uron titullin ishte Laskeri, i cili pos tjerash i thotë:
"Mos luajë më ndonjë meç me Kapablankën, sepse mund ta fitosh ndonjë lojë, por meçin kurrsei!"
Alehin këtë lëvizje të Laskesit e përfill në përpikëri! Edhe pse Kapablanka këkon meç me Alehinin në vitin 1928, 1931, dhe në vitin 1938, por Alehini i ik këtij dueli duke kërkuar kushte të paarritshme dhe i jepte përparësi shahistëve më të dobët në mënyrë që të mbetet në fron!
Alehini vazhdoi t'i radhit sukseset, por në vitin 1935 ai e humb titullin nga holandezi M. Eve 14,5:15,5 për shkak të konsumimit të duhanit e në veçnti alkoolit. Kështu Alehini e lëshoi fronin, mirëpo pas dy vitesh ai e mposht në revansh kampionin M. Eve. Motiv i fitores ishte sepse ai e kishte braktisur alkoolin, prandaj ai së pari e mposhti veten me vështirësi e më pastaj e mposhti kampionin M. Eve me lehtësi, bindshëm me rezultat 11:6 krahas 13 barazimeve. Në shumë aspekte lojërat e tij ishin më atraktive sesa të disa kampionëve të tjerë. Alehini vdes më 23.03.1941.

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu