Në prag të eicc2016 - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Në prag të eicc2016

Shkrime nga Mulaim Shehu
NË PRAG TË KAMPIONATIT EVROPIAN NË SHAH "GJAKOVA 2016"
(M.SH.) Të mos mendojë ndonjë se ka të bëjë me: Mjeshër Shahu, por këto janë inicialet e emrit dhe mbiemrit tim!
Këtu me pak rreshat do t'i prezentojmë stilet e shahistëve të lashtë, klasikë, hipermodernistë, bashkëkohorë duke filluar nga i pari Shtainici e deri tek kampioni aktual Karlseni.
Shahist i pozicionit të ndërlikuar, luftëtar i pakompromis, kombinator i rrufeshëm, me imagjinatë vërshuese, i guximshëm në sakrifikimin e materialit, i patrembur të hyjë në betejë, në pozicione të ashpra me dy presa, Kasparovi.
Shahist defensivë, Laskeri, Perosiani;
Shahist i tipit sulmues, kombinator dhe pozicional, që i kushtonte shumë rëndësi mobilizimit të figurave në qendër, masës së ushtarëve, e sidomos manovrimit të lirë të figurave, Morfi; Shahist i tipit pozicional që i mjafton ndonjë eprsi mikroskopike. Poenta e këtij tipi shahistësh është (për)fitimi i epërsisë statike , marrja e hapësirës dhe zhvillimi i strukturës së ushtrëve: Kapablanka, Tarrashi, Karpovi, Smislovi, Karlseni; .......
Shahist takticien spektakular, Marshalli;
Shahist i tipit kombinator me imagjinatë të thellë, Andersseni, Rashid Nexhemetdinov;
Shahist i tipit sulmues temperament dhe pozicional, Alehini, Fisheri, Kasparovi;
Shahist i tipit të qetë thuajse prapa lëvizjeve të tyre nuk ka asnjë fshehtësi: Laskeri, Kapablanka, Spaski, Keresi, Anandi;
Shahist me intuitë: Kapablanka, Tali, Anandi; Shahist i tipit mbrojtës dhe në ndërkohë sulmues përmes ndërlëvizjeve: Kapablanka, Hisham El’ Hamdushi; . Shahist i tipit hipermodernist: Nimcoviqi, Reti; Kështu, Morfi kishte një karrierë brilante, Laskeri karrierë të gjatë, Kapablanka karrierë të bindshme, por fanatik të tillë siç ishte Alehini bota ende s'ka parë. . Më në fund: ”Çdo kush e luan shahun në përputhje me karakterin e tij”.

 
Retourner au contenu | Retourner au menu