Vladimir Kramnik - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Vladimir Kramnik

Shkrime nga Mulaim Shehu
VLADIMI KRAMNIK -Kampioni i katërmbdhjetë botëror në shah!

Kramniku është i lindur më 25.06,1975 në Taupse. Ai që nga mosha katërvjeçare i shfaq prirjet dhe talentin e tij për këtë lojë të lashtë. Kramniku në një rast, për këtë përprim të shpejtë thotë: “Herët kam arritur namin lokal, sepse atëbotë kur i kisha shtat vjet kam fituar në kampionatin e seniorëve në qytetin tim. Pastaj, ende pa i mbushur 11 pranvera kam hyrë në shkollën e shahut të Botvinikut ”. Kramniku, për herë të parë merr pjesë në arenën ndërkombëtare në Manilë në vitin 1992, sipas rekomandimit të ish-kampionit botëror Kasparovit, ku ai tregon pjekuri që tejkalon moshën e tij. Kështu që ai ishte shahisti më i ri që ndonjëherë ka luajtur për shtetin rus në Olimpiadë. Për këtë sukses Kramniku konsiderohej se do të bëhet trashëgimtari i Kasparovit në kurorën mbretërore. Prandaj, dhe ashtu ndodhi, pas suksesve në turnire të ndryshme dhe në meçe me shahistët ai arrin më në fund që ta mposht edhe Kasparovin me rezultat +2-0=14. Kështu, Kramniku është i vetmi shahist në rruzullin tokësor që ka rezutat pozitiv ndaj Kasparovit, edhe pse thuhet se ai d.m.th. Kramniku ka luajtur me 17 figura ( 16 figura + esemesi). Fjala e urtë e jonë thotë: Nuk ka tym pa zjarr! Ndërsa, Kramniku pas fitorës deklaron: Së pari, dhe që është më e rëndësishme, jam përgatitur shumë mirë teoritikisht dhe psikikisht, natyrisht edhe fizikisht. Kam përpunuar një taktikë të përkyer; që nga fillimi i lojës luaja në “mosgjallërimin” e lojës, i shmangësha pozicionit të ndërlikuar, sepse kjo është ëndja e Kasparovit dhe në fund prisja kundërshtarin të “vrapojë”. Kramniku në vitin 2004 e mbron titullin, por duke luajtur baras 7:7 me P. Leken, ndërsa në vitin 2007 e humb titullin me lojë dhe me rezultat 4,5:6,5 (+1-3=7) nga V. Anandi.

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu