Lista nëpër data - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Lista nëpër data

Rregullore e regjistrimit në turnir nga ECU
APPLICATIONS, REGISTRATION  (LISTA E PLOTË E SHAHISTËVE SIPAS REJTINGUT)
Registration of participants will be done online. Username and Password shall be sent to the respective Federations and they will register their own participants. Entry form of the championship must be filled out and sent not later than 25 March 2016. 11.Aprill 2016This date is the registration deadline. After that, federations will not be able to register or modify any registrations. After this date all the registrations have to be confirmed by the ECU.  
Ndryshimi i listës nëpër data...
15 prill 2016 12.30h - Një informatë zyrtare nga Federata ndërkombëtare e shahut (FIDE) ështe se shahistët nga Ukraina janë sanksionuar për shakak të një borgji ndaj saj dhe keshtu që drejtëpërdrejt ndikon edhe në listën e kampionatit evropian ku kemi 14 kryemjeshtër dhe një mjeshtër ndërkombëtar nga ky shtet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.Se a do të luajn apo jo në Gjakovë është nje pikëpyetje sepse në qoftë se nuk paguhet shuma prej 60000 euro shahistet nga ky shtet nuk munden të luajn.Nga adresa zyrtare mësohet se edhe olimpiada në shtator është e rrezikuar për shtetin e Ukraines dhe e gjithë kjo bëhet edhe më serioze kur dihet se ky shtet është ndër shtetet më të forta në botën e shahut.Lista nuk do të dihet deri në momentin e fundit dhe mbetet të shofim se si do të reagoi shteti Ukrainas ndaj këtij vendimi në FIDE.
12 prill 2016 00.05h - Zyrtarisht lista e regjistrimit përfundoi,dhe kemi gjithsej 250 shahistë te regjistruar ku vetëm nga Kosova kemi 82 shahistë një numër që është pritur mirpo nuk ishte i sigurt për shkak se shumica e shahistëve nuk janë në listen ndërkombëtare të rejtingut.Ajo qka është me rëndësi forca e turneut është shumë e vogël nga turnet e më hershme sepse kemi një numër të madhë të shahistëve vendor pa rejting dhe sot kur të shiqojmë mesataren e turneut sipas elos është vetëm 2169 ! Sido që të jetë të gjithë e meritojn të luajn në një turne të till ku shpresoj se do të përfundoj turneu me po kët listë që edhe do të startoj.Një shahistë nga Mali I Zi ishte paraqitur dje dhe nuk e di a përmes federates malazeze apo nga kanalet tjera.Kemi edhe shahistin e federates serbe Kasem Vebic mirpo ky luan në Kosovë dhe në federaten tonë eshtë pjesëmarrës i rregullt.Për fund një statistik e shkurtë:110 kryemjeshtër,31 mjeshtër ndërkombëtar,12 mjeshtër të fides dhe dy kandidat për mjeshtër ku njëi kandidat është femër.38 shtete evropiane dhe 38 flamuj do të valviten në qytetin e Gjakovës plotë dy javë.
SUKSESE TË GJITHË VENDORVE NË KËTË TURNE !
11 prill 2016 9.53h - Sot është dita e fundit dhe lista e pjesëmarrësve që zyrtarisht lajmërohen përmes federatave përfundon.Aktualisht kemi 109 kryemjeshtër,30 mjeshtër ndërkombëtar,11 mjeshtër fide,1 kandidat për mjeshtër dhe 1 kandidate për mjeshtre ndër femra.Lista e plotë është 200 shahistë dhe prej vendorve kemi 35 shahistë të paraqitur duke mos llogaritur listën që ëshë në pritje mirpo jo e sigurtë se do të luajn.Nga 36 shtete evropiane të paraqitura kemi disa shtete që e kanë bojkotuar pjesmarrjen përmes federates ku duhet shkruar se vendet që deri diku janë të prapambetura dhe me ide të viteve 90 kurrsesi të binden se ajo kohë ka kaluar dhe ne jemi shtet.Serbia,Maqedonia dhe Mali i Zi edhe kësaj here treguan fëtyren e saj dhe nuk kishin forcë që ti dërgojn shahistët e saj po flas deri në këtë orë.Mospjesëmarrja e tyre nuk e zbehë aspak turneun dhe ky turne tash më do të ndodhë në teritorin e Kosovës dhe lojërat e rezultatet munden lirisht ti përcjellin kët nuk ju ndalojm.
04 prill 2016 22.46h - Disa ditë nuk shkrova në këtë listë nëpër data mbasi asgjë spektakulare nuk ndodhi sa i përket ndryshimit të listës,ajo qka sonte mundemi të shofim është se disa shahistë në top 2700 e kanë humbur këtë status mbas daljes së listës më të re të rejtingut për muajn prill.Janë kryemjeshtrit  Hamer Jon Ludvig,Korbov Anton dhe Sagissian Gabriel që me humbjen e disa pikave elo kanë diqka më pakë se 2700 pikë elo.Nga kosovaret kemi konfirmimin e shahistëve  Enver Berisha dhe Remzi Osmani kurse nga Shqipëria në qoftë se nuk gabohem kemi edhe nje shahistë më shumë dhe ai është FM Lorenc Rama.Edhe disa ditë dhe përfundimi zyrtarë i kësaj liste përfundon dhe mbetet të presim se qfare përmbajtje do ta ketë lista mbas dates 11 prill ku eshte edhe afati i fundit për regjistrim.
31 mars 2016 9.11h - Lista është ka i afrohet numrit 200,sot kemi 193 shahistë nga 36 shtete evropiane prej tyre 107 shahistë me titullin më të lartë shahu-kryemjeshtër ! Sikur të shiqojmë shahistët se nga cilat shtete ka më shumë Kosovar jemi 33 shahistë të përcjellur nga Ruset me 21 shahistë dhe Ukrainasit me 16 shahistë.Dje zyrtarët e federates dhe organizatorët e saj u takuan me kryetaren e Gjakovës për të diskutuar për temat që përgatitjet të janë sa më të mira për këtë numër të madhë të shahistëve evropian që do të qëndrojn në Gjakovë...
29 mars 2016 00.13h - Kemi tri ditë dhe lista e pjesëmarrësve është e njejtë,kjo nuk do të thotë se lista është mbyllur dhe shahistët që janë të mendimit se do të luajn tash më veq janë paraqitur.Kemi shumë shahistë që presin momentin e fundit që të vendosin për një pjesëmarrje në këtë turne,kemi edhe shahistë që janë në listen e pritjes dhe në një moment të përshtatshëm do të janë publike.Forca e turneut duhet të jetë e madhe sipas forcës së rejtingut dhe nga 187 shahistë sa janë sot në listë mesatarja e turneut është:2432 !
Këto tri ditë sa nuk kishte asnjë ndryshim në listë është edhe festat e pashkve dhe të gjitha institucionet janë të mbyllura që nga e premtja në Evropë,përfshirë edhe federatat e shahut dhe kjo ngecje në rritjen e numrit është më së evidente dhe shumë e llogjikshme.Një është e sigurtë se numri do të kaloj 200 shahistë mirpo duhet pasur kujdes që të paktën këta 200 shahistë të përfundojn të gjitha xhirot e turneut dhe jo të kemi raste mbas disa xhirove të lëshohet turneu,dhe këtu mendoj se federata jonë duhet të jetë shumë rigoroze si në organizim ashtu edhe mbas përfundimit të turneut.Ka disa ditë që po harroj të përmendi se në listë kemi edhe një femër pjesëmarrse WCM Eglantina Shabanaj (1945) nga Shqipëria dhe kjo pjesëmarrje e saj në këtë turne është për tu përshëndetur.
25 mars 2016 23.40h - Një numër i madhë i shahistëve nga Shqipëria që ju bashkangjiten listes me të re,ky numër u rritë me konfirmimin e saj në 11 shahistë nga federata Shqipëtare e shahut dhe ju dëshiroj të gjithve suksese në qytetin e Gjakovës.Sonte kemi 34 shtete njejtë sikurse mbrëm mirpo në listë janë 187 shahistë, 12 pjesëmarrës më shumë,ku numri do të jetë edhe më i madhë mbas vendimit për shtyrje të afatit për regjistrim.Rusët përbëjn një kontigjent bindshëm më të madhë se shtetet tjera duke përjashtuar shahistët vendas,me gjithsej 21 shahistë të saj rënditen të dytë mbas vendorve që janë 32 shahistë.
25 mars 2016 15.50h - Një lajm me rëndësi është se Federata evropiane e shahut (ECU) vendosi që afati për regjistrim të shtyhet deri me 11.4.2016 ku me këtë shtyrje të afatit për regjistrim është mundësia e mirë që të kemi edhe më shumë shahistë pjesëmarrës.Për kët vendim të papritur nuk jamë në dijeni se pse ndodhi.Në ndërkohë kemi edhe listen e referëve për këtë turne ku në mesin e tyre janë dy refer kosovar:Referi ndërkombëtar Salih Gërguri dhe Referi i fides Burhanudin Misini 
24 mars 2016 23.44h - Një ditë para përfundimit të konfirmimit zyrtarë përmes federatave kemi në listë 175 pjesëmarrës prej tyre 34 shtete,dhe një statistik impresionuese prej 101 kryemjeshtër ,25 mjeshtër ndërkombëtar,9 mjeshtër fide dhe një kandidat mjeshtër ku gjithsej kemi plotë 136 shahistë me tituj ndërkombëtar prej listes së plotë.Ajo qka vërehet në listë është se shahistët e rajonit duke e përfshirë Malin e Zi,Maqedonin dhe Serbin deri sot e "bojkotuan" pjesmarrjen e tyre direkt përmes federates dhe koha pritet ta vërtetoj se a është ndonjë organizim i tyre apo rastësi ! Sipas mendimit tim këtu ka të bëjë me frazen "politika dhe loja e shahut" mirpo pa ta jemi edhe më komod sa i përket listës ose mundem të themë një listë më moderne me shtete më të zhvilluara.Edhe nesër do të pritet se kush do të jetë në listë dhe presim emrat nga ECU se cilët shahistë do të ju mundësohet pjesëmarrja ku duhet mos të harrohen ato shtete (në qoftë se shahistët e tyre i kanë dërguar në një kanal tjetër) që edhe ne heren tjetër të veprojm njejtë.Ndoshta dikujt mendimet e mia nuk ju pëlqejn mirpo janë përsonale që reciprociteti ka raste kur krahasohet si sinjalë që jemi shtet dhe veprojm si të dojm vetë.
22 mars 2016 22.17h - Kryemjeshtri Erald Dervishi konfirmoi pjesëmarrjen në turneun në Gjakovë dhe është një lajm i mirë për Shqipërin para Olimpiades mirpo nuk e kuptoj ende pse shahistët tjerë që mendojn të luajn për kombëtaren Shqipëtare nuk e konfirmuan pjesmarrjen.Sonte kemi 154 shahistë të regjistruar me gjithsej 86 kryemjeshtër.Rusia e rritë numrin e saj në 16 shahistë dhe vendorët me një numër modest prej 30 shahistëve janë të parët në këtë listë. Nuk kemi ende Maqedonas dhe Malazez mbasi i kemi fqinjët më të afërt mirpo edhe këto tri ditë sa kanë mbetur ende nuk dihet asgjë sa i përket listës përfundimtare.
21 mars 2016 20.31h - Edhe 11 kryemjeshtër të ri në listen më të re, shahistët nga Rusia janë për nga numri mënjiher mbas Kosovarve,sonte kemi numrin 139 të pjesëmarrësve ku kemi edhe tre Grek si dhe kryemjeshtrin me renome 
Beliavsky Alexander (2630).Shahistët nga Deçani konfirmuan pjesëmarrjen dhe numri i vendorve është 26.Edhe shumë pakë ditë kan mbetur deri te mbyllja e regjistrimit zyrtarë përmes federatave dhe është shumë e dyshuar se qka do të "bluajn" shahistët serb kësaj here në qoftë se dëshirojn të luajn në teritorin e Kosovës.Nuk dyshoj se pjesëmarrjen do ta bëjn me siguri përmes ECU-së mirpo sa do të jetë numri i tyre është e pakjartë.Si do që të jetë turneu luhet edhe pa ta dhe mjaftojnë 28 shtete që dërguan pjesmarrësit e saj dhe është një e arritur e madhe për shahun kosovar.
19 mars 2016 22.41h - Për kët vikend kemi edhe dy kryemjeshtër të ri të regjistruar ku numri i shahistëve me titullin më të lartë rritet në 70. Nga 122 shahistë sa janë në listë gjithsej 97 janë me tituj Fide dhe kjo listë për Gjakoven do të mbetet historike sepse nuk ma merr mendja se ndonjëher në qytetin e Gjakovës do të vijn një numër i tillë me shahistë ndërkombëtar dhe në këtë qytet do të qëndrojn plotë dy javë.Është me rëndësi të përmendim se në turneun e fundit individual evropian në Jerusalem kemi pasur 250 pjesëmarrës mirpo vetëm nga Izraeli luajtën 100 shahistë,dhe në Gjakovë kemi një pjesëmarrje përafërsisht të njejtë (në qoftë se nuk llogaritim shahistët vendor) sikur në edicionet e më hershme dhe kjo listë ende nuk është përfundimtare...
18 mars 2016 08.56h - Numri këtë mengjezë është 120 shahistë të paraqitur ku kanë mbetur edhe shumë pakë ditë që lista edhe të mbyllet,mendova se cilat janë ato shtete evropiane që ende nuk i kanë dërguar shahistët e saj dhe sot kemi një listë shumë të vogël të atyre shteteve.Shahisti shqipëtar Landi Pasku konfirmoi pjesmarrjen e tij dhe kemi dy vetë nga federata shqipëtare ky pa mëdyshje në ditët në vazhdim do të rritet pakë ky numër.68 kryemjeshtër dhe 19 mjeshtër ndërkombëtar një forcë e turneut që gjdo organizator edhe do ta dëshironte që ti ket në vendin e tij,Gjakova duhet të krenohet me këta mysafir të saj ku secili në katroret bardhë e zi do të mundohet që të demostroi lojëra sa më të mira.Sot kemi 26 shtete evropiane në listë prej tyre 23 vendor,forca e turneut shiquar nga aspekti i rejtingut është 2449 dhe rastë i mirë për të gjithë ata që mendojnë të fitojn pikë rejtingu dhe ndonjë normë.Mbas vendorve janë Turqia dhe Rusia që kanë numër të madhë të shahistëve të saj ! 
16 mars 2016 00.20h - Dje kemi një konfirmim të shahistëve nga Izraeli që u paraqiten dhe në listën me të re janë 3 shahistë nga Izraeli ku numri i shteteve pjesëmarrëse arriti në 25.Statistika i shahistëve me tituj ndërkombëtar është: 64 kryemjeshtër,17 mjeshtër ndërkombëtar,7 mjeshtër të fides dhe 1 kandidat mjeshtër.Një shahistë nga Shqipëria e konfirmoi pjesëmarrjen në Gjakovë Bimi Meta (2033) dhe i uroj suksese në këtë turne.Nga 110 shahistë sa janë deri në këto momente kanë mbetur shumë pakë shtete që nuk i kan shahistët e tyre në kët listë,ditët në vazhdim janë me rëndësi se si do të dukët përmbajtja e turneut...
13 mars 2016 23.58h - Lista më re e kaloi numrin 100,sot kemi pesë kroat që konfirmuan pjesëmarrjen dhe ky numër është për tu përshëndetur,pesë kryemjeshtër të ri dhe ekipa komplete e kombëtares kroate do të jetë në Gjakovë.Në ndërkohë kemi edhe katër kosovar më shumë në listë dhe numri sot është 20 shahistë vendor.Para disa minutave lexova edhe një njoftim në rrjetin social nga Federata shqipëtare e shahut ku shkruhej:"
Per pjesmarrje ne Kampionatin Europian Individual qe do te zhvillohen ne Gjakove, regjistrimet on line nepermjet FSHSH, kane afatin e fundit nga ECU, dt. 25Mars.
Afati i fundit i njoftimit ne FSHSH, dt. 22 Mars.
Entry fee per shahistet shqiptare 130 Euro,akoma me fjele te tjera.. nuk ka me kohe.. ditet shtrengohen.. kush eshte interesuar per pjesmarrje, duhet te interesohet ne federate, por ne oraret zyrtare te punes"
Dhe mbas këtij njoftimi mendoj sipas gjitha gjasave në ditët në vazhdim do të ket edhe shahistë nga Shqipëria.Me Kroatet kemi 23 shtete dhe numri i kryemjeshtërve është 60 ! Sipas gjitha gjasave në vazhdim do të kemi shahistë nga Mali i Zi dhe Maqedonia shpresoj...
13 mars 2016 10.47h - Tri ditë që kaluan vetëm një shahistë kemi më shumë në listen më të re.Me qenë se nuk kemi ndonjë ndryshim të madhë për dashamirët e shahut mund të themë se në federaten serbe ka sinjale se disa shahistë do të luajn në gjakovë mbas drites së gjelbërt nga qeveria serbe dhe mbas disa nënshkrimeve që u obliguan shahistët serb të nënshkruajn në dokumentet e qeveris.Kam mendimin se po këta shahsitë nuk do të regjistrohen deri në momentin e fundit dhe atë do ta bëjn përmes ECU sepse edhe një herë do të luajn lojën gjëja se nuk e pranojn federaten tonë ! Të vijnë apo mos të vijnë në gjakovë është problem i tyre dhe turneu edhe pa ta mbahet është mendimi im përsonal gjithmonë duke mos përjashtuar që ndoshta ka që mendojn ndryshe.Lista përfundimtare edhe pakë ditë edhe do të dihet dhe sipas të gjitha gjasave do të kemi më së shumti shahistë kosovar dhe Turqia do të rënditen në vendin e dytë për ka numri i pjesëmarrësve. Një stastik deri me sotë është: Kryemjeshtër 54,Mjeshtër ndërkombëtar 16,Mjeshtër të Fidës 7 dhe Kandidat për mjeshtër 1.
Shtetet që dërguan listën e shahistëve të tyre janë 22 deri në këtë orë.
1 ARM Armenien 8 shahistë
2 AUT Austri 3
3 BLR Bjelorusi 4
4 BUL Bulgari 1
5 CZE Rep Qeke 1
6 ENG Anglia 2
7 FRA Franca 1
8 GER Gjermani 3
9 HUN Hungari 3
10 ITA Italii 7
11 KOS Kosova 16
12 LIE Liechtenstein 1
13 NED Hollanda 1
14 NOR Norvegjia 1
15 POL Polonia 5
16 ROU Rumania 4
17 RUS Rusia 5
18 SLO Slovenia 1
19 SUI Zvicërra 3
20 SWE Suedia 1
21 TUR Turqia 13
22 UKR Ukraina 9
10 mars 2016 20.57h - Pesë ditë më herët shkrova numrin e shahistëve pjesëmarrës që veq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen,sonte po shkruaj që ku numër është rritur në 92 dhe kemi disa emra të njohur për shahun evropian që ndërkohë u paraqiten siq janë:GM Kryvoruchouk Yuriy (2692),GM Zhigalko Sergei (2647),Grandelius Nils (2646),Pashikian Arman (2621).Shtetet që deri sonte janë në listë përbëjn numrin 22 dhe mendojë se nuk është për keqardhje,qka është ndoshta shumë e pa kuptuar është se asnjë shahistë nga shteti i Shqipëris dhe për qudi dje lexova edhe programin e aktiviteteve ndërkombëtare të federates shqiptare dhe ky turne nuk figuronte askund dhe të vetmen garë ndërkombëtare zyrtaret e saj e kishin parapar olimpiaden!
Si do që të jetë turneu ngadal ka filluar të kompletohet me shahistët që mendojn të kualifikohen në kupen botërore dhe sonte në listë kemi 53 kryemjeshtër një numër që vlen konsideratë.
8 mars 2016 22.50h - Edhe tre shahistë kosovar konfirmuan pjesëmarrjen ku ky numër u rritë në 17 shahistë kosovar ku prej tyre janë tre gjakovarë.Kamë përshtypjen se shumë pak pjesëmarrës janë duke u paraqitur dhe data se kur do të përfundoj kjo paraqitje është ka afrohët.Nuk mundëm të konstatoj numrin e përafërt se sa do të janë në këtë turne mirpo mendoj se do të jetë sukses në qoftë se do të jemi diku 130 shahistë...Nga shtetet fqinjë shumë pakë shahistë dhe është për keqardhje se si nuk shfrytëzohet kjo afërsi e këtij turneu me rëndësi.
5 mars 2016 01.25h - Numri i pjesëmarrësve është 76 shahistë ndër ta kemi 43 kryemjeshtër, 15 mjeshtër nderkombëtar dhe 7 mjeshtër të Fides,shahistë pa tituj kemi gjithsej 11. Në historin e shahut kosovar asnjëher deri me sot nuk kemi pasur aqë shumë shahistë me tituj që kanë luajtur në Kosovë. Ky turne do të mbetet një kohë të gjatë si gara më e madhe ndonjëher e luajtur në teritorin kosovar.Sot është lajmeruar edhe një zvicërran dhe është shahisti i tretë në këtë listë.Shqipëria nuk e ka asnjë për momentin dhe nuk quditem në qoftë se asnjëri nuk luan sepse para disa muajve në një garë të madhe evropiane e luajtur në Shkup nuk kishte asnjë ekipë shqipëtare dhe shumë afër ishte gara e organizuar.Kam përshtypjen se shahistët e Shqipëris e pëlqejn më shumë olimpiadat sepse aty asnjëher nuk mungojn sepse akomodimi është pa pages ! Mendoj se nga kosova në ditët në vazhdim numri do të rritet sepse të luhet një turne i till aqë afër dhe mos të luajn shahistët kosovar është diqka e pallogjikshme sidomos për ata që mendojn se luajn shah...
3 mars 2016 23.59h - Kemi tre shahistë kosovar që konfirmuan pjesëmarrjen,vëllazërit Xheladini dhe i vetmi mjeshtër ndërkombëtar kosovar Bedri Sadiku . Deri me sot kosovaret e regjistruar janë 13 dhe shpresoj se ky numër do të rritët edhe më shumë deri te data 25 mars ku edhe do të përfundoj regjistrimi zyrtarë për kampionatin individual evropian,mbas kësaj date ECU vendos për ndonjë ndryshim të listët dhe vetëm ata janë të autorizuar që eventualisht ndonjë shahistë të regjistrohet që të marrë pjesë në turne.Diqka më shumë se njëzet ditë kanë mbetur dhe lista do të mbyllet së regjistruari përmes federatave.
2 mars 2016 9.00h - Numri është në rritje mbrëm përmenda se shahistët e Zvicrrës nuk janë lajmëruar ende mirpo dikur vonë në listën më të re i kemi dy shahistë Zvicërran që më në fund konfirmuan pjesëmarrjen.Kosovari Burim Dushi është pjesmarrësi i dhjetë që konfirmoi pjesmarrjen e tij në Gjakovë dhe i uroj suksese në këtë turne historik.Në listë i kemi 40 kryemjeshtër deri me sot...
1 mars 2016 19.05h - 65 shahistë të regjistruar,mbrëm edhe dy kryemjeshtër nga Rusia Vitiugov Nikita (2721) dhe Motylev Alexander (2655) konfirmuan pjesëmarrjen dhe janë shahistët e parë nga shteti ku ka me së shumti ka kryemjeshtër.Nga kosova kemi regjistrimin e mjeshtrit të Fides Afrim Fejzullahu (2317) ku deri me këtë datë kemi nënt shahistë kosovar.Për qudi ende nuk e kemi 
asnjë nga Franca dhe Zvicërra ku mendoj se këtë turne nuk do të kaloi pa prezencën e tyre.Karakteristik është se nuk kemi asnjë shahistë nga vendet fqinjë dhe është për të ardhur keq se si asnjë nga Shqipëria ! Numër një në listën e përkohëshme është kryemjeshtri David Navara (2734) nga Qekia.
25 shkurt 2016 22.00h - Numri i pjesëmarrësve ditë për ditë është më i madhë dhe me emra të njohur për shahun evropian,lista e përkohëshme në ditën e sotit është 60 shahistë që konfirmuan pjesëmarrjen në mesin e tyre 37 kryemjeshtër,7 mjeshtër ndërkombëtar dhe 3 mjeshtër fide.Kosovarët janë vetëm 8 shahistë për momentin,dhe asnjë nga Shqipëria !
17 shkurt 2016 19.45h - Deri me sot pjesëmarrjen e konfirmuan 26 kryemjeshtër shumica nga Armenia dhe Turqia,numër i vogël i kosovarve që konfirmuan pjesëmarrjen...
 
Retourner au contenu | Retourner au menu