Maks Eve - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Maks Eve

Shkrime nga Mulaim Shehu
MAKS EVE - Kampioni i pestë botëror në shah

Ai është i lindur më 20.05.1901, në një vend të vogël Vatergrfsmeer. Shahun e mësoi si fëmijë nga nëna e tij. Maks Eve, ka marrë pjesë në disa turnire ku ka treguar sukses,po ashtu ka luajtur shumë meçe kundër disa shahistëve : Colle (+5-0=1); Landau (+3-1=2); Noteboom (+3-0=5); Alehin (+2-3=5); Bogolubo(+2-3=5),((+1-2=7); H.R.Kapablanka (+0-2=8) ; Spielmann (+2-0=2), (+4-3=10) etj. Këto rezultate ia mundësuan atij që të luajë meç me Alehin për kampion botëror. Në meç e parë për befasi Max Eve fiton me rezultat të ngushtë (+9-8=13), kështu ai në vitin 1935 behët kampion botëror. Mirëpo, ai mban titullin e kampionit vetëm dy vjet, sepse në vitin 1937 humb nga i njëjti kundërshtar me rezltat të thellë (+4-10=11). Ndërsa në meçin e turnirit ku Botviniku zë vendin e parë bindshëm dhe bëhet kampion botëror, Maks Eve ishte i fundit bindshëm.
Dr. Maks Eve, pas kësaj nuk tregon më ndonjë sukses të lakmueshëm në fushën e shahut, por ai tani e tutje është i suksesshëm si shkrimtar shahistik, “Theorie der Schaakopenningen”, redaktor i revistes mujore ” Schaak Archives ”. Kurse veprat e tjera: “Shqyrtimet dhe planet në shah”, “ Zhvillimi i stilit shahistik”, “Mesloja” “Rruga kah mjeshtria shahistke”. Njëzet e pesë lojëra të meçit për titull të kampionit botëror në vitin 1935, janë të njohura si “ Margaritari di Zandvoorta”. Ndërsa sa ishte Kryetar FIDE,i Federatës së shahut botëror, (1970-1979) ai më shumë e luante rolin e një "ushtari të dubluar" rus sesa kryerjen e detyrës të atij funksioni të lartë: Maks Eve vdiq më 26.11.1981, por librat e tij janë të pavdekshme!

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu