Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Abedin Idrizaj

Intervista
Abedin Idrizaj shahistë Istogas

Mendimi i juaj për turnet në Kosovë se sa janë të organizuara dhe a mundet më mirë ?

A.IDRIZAJ:Turnet në Kosovë janë të organizuara shumë mirë,për më mirë, ndoshta do të mundet

por edhe ana materiale është shumë domëthenëse për organizim të një turniri cilësor.


Sa je i knaqurë me rezultatet tuaja pas lufte nëpër turnet në Kosovë dhe jashtë saj ?


A.IDRIZAJ:Rezultatet e mia,pas luftës,janë të mira,por mendoj do të mund të ishin edhe më të mira.


Qka mendon për punën e federatës këto vitet e fundit ?


A.IDRIZAJ:Federata e Kosovës keto vitet e fundit,ka bèrè hapa shumè progresiv rrethë afirmimit të

shahut Kosovar dhe të shahistëve në arenën nderkombëtare.Puna shumëvjeçare e Kryetarit

të Federates së shahut të Kosovës Z.Mehmet Gerguri ,e nënkryetarit Z.Nusret Avdiu dhe e

sekretarit të federatës Z.Faik Shatri,është shumë e madhe dhe për lëvdat.Vlenë të theksohet

se poashtu Z.Faik Shatri bëri shumë që federata e jonë me federatën Shqiptare tè bashkpunojnë

dhe si rezultat i kesaj në shumë turne kosovare marrin pjesë edhe mjeshter nderkombetar shqiptar.


Je pjesmarrës i disa turneve ndërkombëtare , përshtypjet tuaja për këto turne,dhe a mundet Kosova një ditë të ketë një turne të tillë ?


A.IDRIZAJ:Kam qenë në disa turne ndërkombëtare,ku të gjitha ishinë turne me pjesëmarrje të garuesve

shumë të fortë.Mendoj që turnire tè ngjajshme do të mund të organizonte edhe federata e jonë.


A mundesh të klasifikosh 10 shahistët më të mirë kosovar ?


A.IDRIZAJ:Dhjetë shahistët Kosovar mendimi im,do tè mund ti klasifikoja sipas rejtingut,por mund të ketë

edhe lojtar që akoma nuk kanë pasur mundësi të rejtingohen dhe që për nga natyra e lojës

janë shumë të mirë.


Kosova në gara ndërkombëtare mirpo me flamur tjetër a duhet ti pengoj kjo kosovarët ?


A.IDRIZAJ:Mendoj që federata e Kosovës jo shumè largë do tè mund të paraqitet me flamur të Kosovës.


Si pjesëmarrës në Kretë a mundesh të përshkruan se a ishte gjdo gjë në rregull me kompletimin e shahistëve dhe a kishte momente të caktuar që në të ardhmën duhet eliminuar?


A.IDRIZAJ:Si pjesëmarrës në Kretë,ishte çdo gjë në rregull dhe mendoj që selektori Bedri Sadiku arriti

ta bëjë një përzgjedhje shumë të mirë të lojtarëve,ku edhe nuk munguan rezultatet.


Kosova ngadal po i afrohet arenës ndërkombëtare dhe dita dites po bëhet edhe më e njohur tek të huajt?


A.IDRIZAJ:Kreta ishte një vlerësim shumë domëthenës për shahun kosovar,ngase aty pamë se edhe ne

edhe pse ishim për shumë vite okupim të izoluar,megjithatë me punë do të mund të afrohemi

me shahun evropian.



Istogu këtë vitë me përforcime të reja ,cilat ekipe do të jenë „top4“këtë vitë për titullin e kampionit?


A.IDRIZAJ:Istogu,por edhe ekipet e tjera ,do ta fillojnë kampionatin e Kosovës me përforcime.Edhe

ketë vitë Prishtina,Minatori,Istogu dhe Drita do të mund tè luftojnë për të fituar kampionatin.


Në turneun e kaluar në Biel përshkakë të refuzimit të vizës nuk ishe pjesmarrës dhe luajtën Hondozi dhe Avdiu qka mungonte nga thirrja e organizatorit që vetem ju mbetet pa luajtur në këtë turne?


A.IDRIZAJ:Në Biel,nuk arrita të marrë pjesë,ngase ishte një mosmarrveshje në mes tè meje dhe një

anëtari të federatës,(sa i përket marrjes së terminit).


Sipas mendimit tuaj kush do të jetë kandidat më serioz për titullin e kampionit individual ,dhe a duhet kampioni të jetë në listen e selektorit për olimpiadë?


A.IDRIZAJ:Kandidat serioz për titullin e kampionit individual do të mund tè ishinë ,mendoj brezi i shahistëve

të rinj,por mund të pritet edhe befasi.


Pse jeni i regjistruar në federaten Gjermane në Fide dhe kur mendon se Kosovarët do të jenë të regjistruar si Kosovarë në Fide?


A.IDRIZAJ:Në Fide jam prej vitit 2000,në kuadër të federatës gjermane.Dhe kur do të mund të regjistroheshin kosovarët në Fide,nuk mund ta themë,por shpresoj nè një të ardhme tè afërme.


A ka Kosova një emër e mbiemër që të stimulohet nga Federata dhe institucionet që në të ardhmën të kemi kryemjeshtrin e parë?


A.IDRIZAJ:Kosova kishte dhe ka emër dhe mendoj që jo një por edhe më shumë kryemjeshtër keto

vitet e ardhshme do të mund tè dalin me tituj,kuptohet nëse federata e vazhdon punën siç e ka

filluar .


Planet tuaja për këtë vitë?


A.IDRIZAJ:Plane nuk kam edhe shumë,por mendoj që do të marrë pjesë në kampionatin evropian individual

në Antalia dhe mandej tè shofim se si do tè rrjedhin ngjarjet sportive.


Back to content | Back to main menu