Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Turneu i parë"NLB Prishtina"

Blic Turne
Prishtinë

Klubi i shahut Prishtina në bashkëpunim me NLB Prishtina, , më 16 shkurt, organizon Turneun në lëvizje te shpejta, që do të jetë vazhdimësi e një cikli të turneve të këtilla. Gjatë këtij viti do të mbahen 18 turne. Pritet të marrin pjesë shahistët më te mirë të Kosovës. Garat do të zhvillohen në Lokalet e Klubit të shahut Prishtina në Qytezën Pejton. Luhet sipas sistemit zviceran me 13 xhiro. Çdo pjesëmarrës duhet ta ketë garniturën e shahut dhe orën me veti. Meqenëse pjesëmarrje do të jetë e limituar, çdo klub mund të paraqesë vetëm nga tre shahistë. Janë paraparë që të ketë shpërblime modeste në të holla nga pozita e parë deri në pozitën e pestë. Më të suksesshmit në 18 turne që do të mbahen gjatë vitit, 12 shahistë më të suksesshëm do të kualifikohen për turneun final që pritet të mbahet në fillim të nëntorit 2010 ku janë paraparë shpërblimet më të mëdha.
Pas 13 xhirove të zhvilluara, sukses më të madh pati përfaqësuesi i NLB Prishtina, slloveni Bogdan Podlesnik, mjeshtër i FIDE-së, që tuboi 9,5 pikë. Ai shënoi 9 fitore, pësoi dy disfata nga Hamës Bimbashi dhe Armend Maxhuni si dhe një herë remizoi me Besnik Berishën. Tre shahistë të tjerë që u renditën pas tij, patën numër të njëjtë pikësh nga 9. Janë këta Armend Maxhuni /Llamkosi/, Bedri Sadiku/Prishtina/ dhe Blerim Gashi, shahist i pavarur. Në pozitën e pestë u rendit përfaqësuesi i Prishtinës, Enver Berisha që pati 8,5 pikë.



 
 
Back to content | Back to main menu