Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Naim Sahitaj

Intervista
Naim Sahitaj kampion i Kosoves disa herë

Si kampion individual i Kosovës i viteve 1995/97/2000.qka mendon për rrjedhjen e shahut sot në Kosovë ?

N.SAHITAJ:Duke marre parasysh rrethanat ne te cilat ,eshte zhvilluar sporti ne pergjithsi ne Kosove para lufte mund te themi se edhe ne shah ka nje interesim pak sa me te madh gjate ketyre dy viteve te fundit


Organizimi i turneve kombëtare te ne a mundet të jetë më i mirë apo dikush nuk ka interesim që keta turne të organizohen më mirë ?


N.SAHITAJ:Po,organizimi i turneve kombetare mund te jete shume me i mire sidomos i atyre qe mund ti organizoj federata e shahut te Kosoves mirpo per kete nuk po shihet nje angazhim dhe vullnet i mir.


Prizreni njihet për shahistë cilsor mirpo më duket se organizimi mungon apo ka diqka tjetër në këtë mes?


N.SAHITAJ:Eshte e vertet se Prizreni ka pasur dhe ka ende shahistë te mire mirpo mungon nje strukture organizative per mbajtjen kontinuive te klubit ne pergjithesi,si dhe ka probleme te theksuara ne aspektin material dhe kjo e ben te veten per nje ngecje ne kete drejtim per organizimin e shahut ne kete qytet.


Shahistëve kosovar ju është hapur rruga për gara ndërkombëtare a duhet që këto mundesi të shfrytëzohen apo ende nuk jemi të përgatitur për këto gara sepse në mesin tonë kemi ende dilema se kush dhe ku duhet të marr pjesë ?


N.SAHITAJ:Po ,keto dy vitet e fundit eshte nje mundesi e tille,mirpo une mendoj se F.SH.K.nuk ka nje strategji te mirfillet per prioritete ne rrafshin ekzekutiv dhe kur te vjen koha per te realizuar dicka atehere shfaqen dilema te ndryshme sepse nuk i kemi gjerat e definuara me heret ,por e tera cka behet dhe arrihet nga shahistet me se shumti behet ne menyre individuale sepse keshtu ka hapesire ma shume


dhe aty e gjejn shahistet vehten ma shume.


Kosova dhe shahistët e saj me 14-31 tetor për herë të parë pjesmarrëse ne olimpiad, Përfaqsuesit olimpik nuk jan caktuar ende,si e mendon në qfarë kritere duhen të caktohen më të mirët ?


N.SAHITAJ:Po e ceka me heret se nuk ka nje platform rreth pjemarrjese të shahisteve kosovar ne gara nderkombetare nga ana e federates.Federata duhet te kete reprezentacionin e perpiluar ne baze te rezultateve te shahisteve dhe duhet shiquar prioritetet tek shahistet e rinj etj...


Ju si anëtar i KSH "Prishtina "bashkë me V.Bardhin jeni dy Prizerenas që hyni ne mesin e përforcimeve të këtij klubi,qka mendoni për gjasat e klubit tuaj kët vitë ?


N.SAHITAJ:Duke marre parasysh kualitetin e ekipeve kosovare si dhe perforcimet qe i ka bere klubi Prishtina jame shume optimist se sivjet do te ngadhenjejm ne kampionat .


A do të jeni pjesmarrës i turneut individual i Kosoves kët vitë dhe sa jeni të përgatitur që edhe një herë të jeni kampion i Kosovës ?


N.SAHITAJ:Po, nese jam i lire do te marre pjese mirpo nuk me pelqejn disa gjera keto dy vitet e fundit sepse ka shume parregullsi nga organizatori si dhe nga pjesmarresit ne fund te turneut ku shume gjera kalkulohen nga disa shahist te pandergjegjshem dhe keshtu po e prishin imazhin e kampionit te mirfillet te dalur nga turneu.


A duhet që këtyre shahistëve një herë epërgjithmon ti thuhet stop nga ata që organizojn këto turne apo edhe vetë organizatorët janë të përzier në këto punë?


N.SAHITAJ:Patjeter se keta shahist duhet te sanksionohen nga komisioni i garave ,mirpo deri tani nuk eshte bëre per shak te ndonje neglizhence naive nese mund te them e jo nga ndonje qellim i caktuar i organizatorit.


Shahistët nga Shqipëria shumë shpesh ftohen për pjesmarrje nëpër turnet kosovare mendoj se shume shpejtë e kemi harruar se kosovaret nuk janë ftuar asnjëher në turnet në shqipëri a mos duhet që në vend të tyre të rinjët tanë të jenë më shumë prezent?


N.SAHITAJ:Keta shahist per mendimin tim me se shumti ftohen nga klubet te cilat organizojn turne lokale dhe memoriale dhe eshte e drejt e atyre se kene kane deshire ta ftojn e sa i perket per shahistet tane kjo eshte e mete e jona per te cilen vete i kemi fajet qe nuk interesohemi per perspektiven e shahisteve tone.


Turneu ndërkombëtar ne Cyrih (Zvicer) a ishte një përvoj e mirëseardhur per ju ?


N.SAHITAJ:Po ishte nje freski e madhe per mua sepse ishte hera e pare ne nje turne te tille ku merrnin pjese mbi 20 mjeshtra te medhenj dhe kisha rastin te shoh kualitetin e tyre dhe edhe vete te perfitoj ne elo pasi qe ende nuk kam per shkak te mosgarimit ne turne nderkombetare dhe natyrisht jam i gezuar qe pata mundesi te luaj ne nje turne te tille.


A duhet federata të ket një projekt për stimulimin e shahistëve të rinjë ne gara ndërkombëtare?


N.SAHITAJ:Po federata ne kete drejtim mund te bej shume me teper sepse shume me lehte mund te realizohet nje kerkese e federates per donacione se ajo ne forme individuale sepse kjo do te ishte nje perkrahje institucionale nga ana e federates.


A duhet të jetë një bashkpunim më i ngushtë me shahistët kosovarë ne diaspor nga ana e federates për projekte të ndryshme?


N.SAHITAJ:Patjeter se federata duhet te kete ne kordinim te informacioneve dhe strategjis se veprimit jasht Kosoves dhe kete me se miri mund ta bej nepermjet shahisteve tane ne diaspore sepse ata jane nje ure lidhese per zhvillimin a shahut jasht vendit dhe per shume gjera tjera teknike te cilat federata nuk mund ti realizon sepse nuk eshte antare e FiDE-. es


Dhe për fund qka mendon për faqen e shahut kosovarë a duhet kjo të funksionoj nga perendimi?


N.SAHITAJ:Per mua me rendesi eshte qe funksionon nje faqe e shahut kosovar dhe per kete ju pergezoj juve per punen qe e keni bere,e per ate se a duhet nga perendimi të funksionoj,ata qe jane pergjegjes ne Kosovë le ti kape xhelozia dhe le ta rregullojn kete pune (ndoshta edhe me ndonje web site tjeter ne Kosovë ,pse jo?)


Back to content | Back to main menu