Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Sabahudin Kollari

Intervista
Sabahudin Kollari shahistë i Rahovecit dhe puntor i dalluar me të rinjë

Si e komenton shahun në Kosovën e lirë ?

Shahu kosovar ka nje ngecje të dukshme në kualitetin e lojës së lojtarëve në të gjitha kategoritë si dhe në organizimin e turnireve të ndryshme.


Qka duhet që shahu Kosovarë të prezentohet sa më mirë në arenen ndërkombëtare?


Që shahu kosovar të ketë sukses në arenen ndërkombëtare duhet të hapet një shkollë qendrore e shahut ku do të punojnë mesuesit e shahut të mirëfilltë që e njohin teorinë dhe themelet e shahut.


Pse ka në Kosovë shumë pakë turne me tempo të ngadalsuar?


Kur është fjala për tempo të ngadalsuar në Kosovë nuk ka asnjë turne, përveç kampionatit të Kosovës që mbahet një herë ne vit, turneu i mbyllur "Reshat Shehu" në Kaçanik dhe kampionatit ekipor i Kosovës.Gjë që nuk mjafton për një shahist që t'i vertetojë kualitetet e tij.


Gjasat e Kosovës në olimpiaden e shahut ne Spanjë(NËSE JEMI PJESMARRËS)?


Duke marë parasysh kualitetin e shahut Europjan dhe atë botëror, gjasat janë të vogla për ndonjë sukses mesatar.


Si duhet të caktohet përfaqësuesja e Kosovës?


Unë mendoj se duhet së paku të caktohen tre deri në pesë lojtarë qe e njohin shahun mirë, e ata pastaj ta caktojnë përfaqësuesen e Kosovës, kuptohet duke marrë parasysh këto kriteret: rejtingun e lojtarëve që do të zgjedhen, suksesi në arenën Kombëtare e Ndërkombëtare, mosha etj.


Titulli i kampionit dy herë radhazi në Rahovec a është befasi për të tjerët?


Për të tjerët ndoshta, mirëpo për Rahovecin jo.


Qka mendon për punen e federatës a duhet të ket ndryshime?


Mendoj se duhet të ketë ndryshime.


Prespektiva e shahut ndër të rinjë?


Shahu Kosovar për momentin nuk ka ndonjë perspektivë, ndoshta me një punë të mirëfilltë dhe serioze, si nga federata poashtu edhe nga shahistët kualitativë që e njohin dhe e dojnë shahun, dhe me një punë të pa lodhshme mund të priten rezultate


A mendoni për një shkollë të shahut në Rahovec?


Po, dhe ate se shpejti do të fillojë, po qese edhe komuna e Rahovecit na ndihmon, momentalisht jemi duke biseduar me kompetentët e komunës.


Si duhet të organizohemi që Kosova të ketë një turne ndërkombëtar ?


Sa i përket turneut Ndërkombëtarë në Kosovë përgjegjsia i mbetet federatës.


A është i ndar shahu Kosovarë në pjesen e Kosovës dhe ate të Dukagjinit?


Mendoj se jo, edhe pse shumica e turnireve mbahen në Rrafshin e Kosovës.


Qka mendon për përforcimet e klubeve Kosovare me shahistë të huaj?


Unë mendoj se kjo është një dobësi për ato klube që kanë marë përforcime, nëse bejmë një krahasim me përforcimet në basketboll, se ka më tepër efekte negative, po ti shfrytëzonim ato mjete për kuadro të reja me siguri se do të ishte më mirë për gjeneratat e ardhëshme.


Sa punohet për projekte të ndryshme që të avancohet shahu ndër të rinjë?


Një projekt ia kam dorëzuar federatës në vitin 2003 për femijë dhe të rinj, mirëpo nuk është realizuar, kjo na bënë të kuptojmë se vetë federata nuk brengoset për përparimin e shahut ndër të rinj.


Disa kampe janë organizuar me të rinjë a duhet këto të vazhdohen apo ke ndonjë propozim më konkret?


Po duhet të vazhdojnë, këtë kamp në vitin 2002 dhe 2003 unë e kam udheheq ku merrnin pjesë 28 të rinj dhe të reja nga të gjitha viset e Kosovës. Mirëpo kjo nuk mjafton duhet hulumtuar edhe metoda tjera të punës me të rinj.


Sa ka ndikuar kampioni i Kosovës që edhe për të rinjë kampion të jet djali i juaj?


Kuptohet ka ndikim, mirëpo puna e tij serioze e ka bërë që të tregojë kualitetet e tij.


Qka mendoni për një shkollë të shahut e përbashkët Gjakovë-Rahovec?


Po të punohej me këtë tandem duke e njohur shahun Gjakovar dhe atë Rahovecas, ky tandem do të sillte shahistë kualitativë në një të ardhme të afërt.


Të rinjët e Kosovës mund të tregohen vetem në arenen ndërkombëtare,a mendoni se një bashkëpunim me shahistët në diaspor duhet të jet prioritet i federates?


Prioritet duhet dhënë shahistëve të rinj brenda Kosovës, duke bashkëpunuar me shahistët në diasporë.


Back to content | Back to main menu