Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Turneu Hyzri Talla 2010

Garat ekipore

Organizuar nga Klubi i shahut “Hyzri Talla” dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës, në restaurantin “TE QERSHIJAT“ në Podujevë u zhvillua edhe turneu i katërt dhe i fundit në kuadër të turneut „KUPA HYZRI TALLA“. Krahasuar me dy garat e kaluara ku u mbajtën turne individuale, kësaj radhe në planprogram ishte turneu ekipor në lëvizje të shpejta. Në këtë turne morën pjesë 9 ekipe.Garat u zhvilluan sipas sistemit berger (secili me secilin) me ndeshje kthyese.Ky është turneu i vetëm i këtij lloji që zhvillohet në Kosovën e pasluftës.

Pritej që fjalën kryesore në këtë turne ta kishin 4 ekipe të Superligës, EXPIKU, SHQIPONJA, LLAMKOSI dhe THERANDA. Ekipi kampion  i Kosovës, Expiku i Prishtinës, dy xhiro para përfundimit të turneut, siguroi vendin e parë


Finale e vërtetë u zhvillua në xhiron e fundit ndërmjet Llamkosit dhe Shqiponjës, që ishte edhe përcaktuese se cili ekip do të renditet në vendin e dytë. Këtë ndeshje e fitoi Llamkosi, por me pikë dallimin më të mirë që e pati Shqiponja, kjo e fundit u rendit në pozitën e dytë.


Në konkurencën për më të mirin e ekipit të Ligës së dytë, ngadhënjeu NLB Prishtina para ekipit të Llapit, i cila edhe në plasmanin e përgjithshëm u rradhit në vendin e katërt.


Ndarjen e shpërblimeve e bënë familjarët dhe bashkëluftëtarët e Hyzriut,kurse mbylljen e turneut znj.Sebahate Talla.


T A B E L A


1. EXPIKU ………………………..29


2. SHQIPONJA…………………..25


3. LLAMKOSI …………………..25


4. NLB PRISHTINA …………..21


5. THERANDA  ……………….19


6. DREJTËSIA …………………..19


7. LLAPI  …………………………19


8. HYZRI TALLA ……………..14


9. SHAH-MAT …………………..9

 
 
Back to content | Back to main menu