Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Memoriali " Mesut Gashi 2011"

Turne memoriale


Xhevat Suhogërlla 8.0 pikë

Naim Sahitaj 7.0
Enver Berisha 7.0
Përparim Makolli 6.0
Valmor Bardhi 5.5
Burhan Misini 5.5
Hamëz Bimbashi 5.5
Ajet Mahmuti 5.0
Osman Saraçi 5.0
Gani Hamiti 5.0
Nderim Saraçi 5.0
Ardian Jashari 5.0
Besnik Aliu 5.0
Jashar Klisurica 5.0
Vahedin Haxhimehmeti 4.5
Ramadan Ajvazi 4.5
Halit Rushiti 4.5
Hysen Zenuni 4.5
Sabri Halili 4.0
Ragip Mikushnica 4.0
Musa Bala 4.0
Latif Zariqi 3.5
Arsim Gërguri 3.5
Ismet Maloku 3.5
Nuridin Hyseni 3.5
Metush Sahiti 3.0
Shaip Selimi 3.0
Afrim Bellanica 1.5
Sabahudin Kollari 1.0
Riza Ibra 0.0



Organizuar nga Klubi i shahut Prishtina dhe në mbështetje të disa shokëve të miqëve të Mesut Gashit, në restaurantin TE RRETHI në Prishtinë u mbajt turneu i 12-të me rradhë “MESUT GASHI 2011” . Në këtë turne morën pjesë 30 shahistë nga e gjithë Kosova.Ndeshjet u zhvilluan sipas sistemit zviceran 9 xhiro nga 15 minuta. Në emër të mikritësit të pranishmit i përshendeti, Bedri Sadiku, kurse turneun e hapi, Dr.Bashkim Vatovci, kryetar I Federatës së Shahut të Kosovës.

Si në çdo turne të këtij lloji, favoritë ishin shahistët Përparim Makolli,Naim Sahitaj,Ramadan Ajvazi, Xhevat Suhogërlla dhe Gani Hamiti.


Gani Hamiti dhe Ramadan Ajvazi nuk patën start të mirë dhe qysh në xhiron e pestë u eliminuan nga rrethi i favoritëve.Përparim Makolli dhe Naim Sahitaj dhe Xhevat Suhogërlla ishin mëtuesit kryesor për të fituar këtë trofe.Me sa dukej ndeshjet direkte ndërmjet këtyre treve do ta vendosin fituesin e turneut.Ashtu edhe ndodhi.Xhiroja e 7-të dhe 8-të e përcaktuan fituesin në të cilat Xhevat Suhogërlla doli më i suksesshëm në ndeshjet direkte.Në ndeshjen e parafundit Përparim Makolli pësoi një humbje të papritur nga Valmor Bardhi dhe këtë e shfrytëzoi Enver Berisha i cili me dy fitore të njëpasnjëshme në dy xhirotë e fundit u plasua në vendin e tretë pas Xh.Suhogërllës dhe N.Sahitaj. Kupën fituesit të Trofeut Mesut Gashit 2011 ia dorëzoi, Trim Gashi i cili i Mesut Gashit. Shahistët më të dalluar janë shpërblye me të holla nga mikpritësi i kësaj gare. Drejtësinë në këtë aktivitet e ndau, Bedri Sadiku.

Back to content | Back to main menu