Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Turneu"Lidhja Shqipëtare"

Turne memoriale
Prizeren

Në ambientet e Restorantit “Theranda” në Prizren,u mbajt turneu i parë në shah “Lidhja Shqipëtare e Prizrenit”.Ky turne u organizua nën patronatin e KK të Prizrenit me ndihmën profesionale të Federatës së shahut të Kosovës.Morën pjesë gjithsej 46 shahistë në mesin e të cilëve një nga Shqipëria.
U luajtën gjithsejt 9 xhiro nga 15 minuta sipas rregullave të FIDE-s për shahun rapid.

Si në çdo turne të këtij lloji,pritej që për vendin e parë të luftojnë shahistët e njohur kosovarë siç janë B.Sadiku,N.Sahitaj,R.Ajvazi,Xh.Suhogërlla,O.Koka.

Por në mesin e kandidatëve me start të mirë hynë edhe Brahim M.nga Ksh.Llamkosi i cili kohëve të fundit rregullisht po hynë në mesin e 10 më të mirëve, si dhe Burim D. nga Ksh.Expik i cili në ndeshjet vendimtare për kreun e tabelës i mposhti Xhevat Suhogërlla. dhe Ilirjan Jupa.

Pas 9 xhirove me lojë të shkëlqyer nga qyteti nikoqir vendin e parë e zuri  mjeshtri kombëtarë Naim Sahitaj me 6 fitore dhe 3 barazime.i dyti ishte Burim Dushi me 7 pikë,i treti mjeshtri ndërkombëtarë Bedri Sadiku me 6.5 sa i kishin edhe Osman Koka dhe Brahim Morina por me buholc më të dobët.

5 më të mirët u shpërblyen me kupa mirënjohje dhe të holla të cilat i ndanë përfaqësuesit e drejtorisë komunale dhe kryetari i FSHK.

Sipas fjalëve të KK të Prizrenit ky turne do të jetë tradicional.

Turneu i ardhshëm do të jetë në fund të muajit gusht,i organizuar nga Ksh.Shqiponja.


T A B E L A


1 Naim Sahitaj LLAMKOSI 7.5

2 Burim Dushi EXPIK 7.0

3 Bedri Sadiku PRISHTINA 6.5

4 Osman Koka SHQIPONJA 6.5

5 Brahim Morina LLAMKOSI 6.5

6 Sedat Basha THERANDA 6.5

7 Xhevat Suhogërlla SHQIPONJA 6.0

8 Ilirjan Jupa THERANDA 6.0

9 Bekim Zabërgja LLAMKOSI 6.0

10 Imer Prokshi DREJTËSIA 6.0

Etj.


 
 
Back to content | Back to main menu