Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Valmor Bardhi

Intervista
Valmor Bardhi- Shahistë Prizerenas

Shahu në Prizren startoj mbas luftës me probleme të mëdha,a pritet se do të ketë ndihmë nga strukturat e qytetit që diçka të lëviz ?

V.BARDHI: Me të vërtet Prizreni gjendet në probleme të mëdha si në ato organizative poashtu edhe në probleme financiare dhe materiale.


Duke shiquar krahasimin ndërmjet viteve të para luftës K.SH.”Prizreni” ndodhet në një situat të vështirë dhe pa u ndihmuar nga asnjë strukturë institucionale.


Kemi shpresuar se do të kemi përkrahje nga qyteti poashtu edhe nga F.SH.K-së por deri tash nuk kemi ndonjë ndihmë të tillë prej tyre!


Shahistë ka mirpo mjetet mungojn si mendoni ta përballoni këtë situate ?


V.BARDHI : Është premtuar nga Kuvendi Komunal në Prizren që këtë vit do të ndaj një sasi të vogël të hollave për K.SH. ”Prizreni” sa të bëj pagesën, kutozimin për pjesëmarrje në ligë të dytë.Por pritet nga federata që të pregadis një faturë që e kam porositur një kohë të gjatë nëpërmjet internetit nga zyrtarët e F.SH.K – së.


Sa i përket numrit të shahistëve Prizrenas kemi mjaftë shahistë dhe janë mjaftë cilësor dhe shpresojmë që nga vetantarsimi të marrim pjesë në gara që i organizon F.SH.K-


Përafërsisht në gjdo qytet të Kosovës nga një mendon të luaj në kampionatin evropian në Antalia,a ka edhe të interesuar në Prizren ?


V.BARDHI : Po kemi të interesuar por prej tyre më serioz është Naim Sahitaj dhe me të vërtet është shahistë që mundet të përfaqësoj Kosovën. Është shahistë cilësor me suksese të mëdha që nuk i ka asnjë shahistë Kosovarë në periudhën kohore prej 1995 deri 2004.Mbrenda këto viteve ka qenë tri herë kampion në Kampionat individual, dy herë fitues i Kupës së Kosovës me ekipe pra një herë me Prizrenin dhe një herë me Prishtinën ku jam edhe unë antarë i këtij klubi, është fitues i Superligës « Kosovë – Shqipëri » me ekipin e Prishtinës dhe ka qenë fitues i shumë turneve të organizuara dhe gjithmonë është renditur në pjesën e lartë tabelare !


A ka pasur përkrahje nga F.SH.K që klubi i Prizrenit të organizohet më mirë ?


V.BARDHI : Me keqardhje e them këtë sepse federata e shahut Kosovar është në hapa të mira për të përparuar por për fat të keq nuk e përkrahë K.SH. ”Prizreni” poashtu edhe shahun Prizrenas në përgjithësi që gjatë viteve 90-ta i ka pasur tri klube ku të gjitha klubet e fajësojn federatën për shkak të mos organizimit të mirë dhe për këtë arsye klubet “FLAKA” dhe “THERANDA” e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre. Pasi i përmenda këto pra edhe po ju tregoj arsyen. Në vitin 2000 K.SH.”Theranda” ka qenë kandidate për të hyrë në ligë të parë, ku në atë vit unë kam qenë i huazuar nga K.SH.”Prizreni” dhe ekipi i Therandës deri në xhirron e fundit ishte në pozitën e dytë në tabelë pas K.SH.”Minatori” dhe në xhrron e fundit e kishte ndeshjen me ekipin e dytë të Rahovecit e cila nuk udhëtoi për në Prishtinë dhe për fat të keq komisioni i federates ja dha 3.5 pikë K.SH.”Theranda” gjë që nuk i konvenonte ekipit Prizrenas që të ruaj pozitën e dytë që e kishte dhe të hyj në ligë të parë e në anën tjetër ekipet që ishin në vendin e tretë dhe të katërt fituan para syve tanë me dredhi me rezultat maksimal 6:0. E komisioni nuk pranoi rregulloren që në xhirron e fundit të jepet rezultati më i lartë i xhirros.Për këtë arsye K.SH.”Theranda” tërhiqet nga F.SH.K –së. Edhe një ndodhi tjetër po e ceki që në vitin 2002 K.SH.”Prizreni” në kampionat ekipor u deshtë të luaj barazh me ekipin e Shqiponjës nga Bletaja dhe aty ndodhi befasia më e madhe që humbi nga ky ekip jo me lojë por me sjellje josportive me paseriozitetin e K.SH.”Shqiponja” sepse para ndeshjes kishin bërë ndrime në formacion ku gjyqtari Salih Gërguri e vërejti dhe nuk lejoi të luajn në atë mënyrë dhe një shahistë i ekipit të Shqiponjës filloi të i kërcënohet gjyqtarit Salih Gërgurit ashtu që shahistëve Prizrenas nuk i ngeli disponimi dhe humbi barazhin dhe ra nga liga,poashtu është fajtore organizimi i federates që e ka lejuar sjelljen josportive dhe me gabim të madh e ka organizuar barazhin dhe plyofin me nga një ndeshje për ekipe gjë që i kushtoi shtrejtë K.SH.”Prizreni poashtu njejt i ka kushtuaredhe K.SH.”Prishtina” po në atë vit edhe në vitin e kaluar 2003 që ishte fituese pa humbje në garën e ligës së rregulltë .


K.SH.”Prizreni” në atë vit ra nga liga e parë por e fitoi Kupën e Kosovës për vitin 2002 e cila ende nuk i është dorëzuar nga F.SH.K –së .

Jeni anëtar i K.SH. »Prishtina”e në anën tjetër punoni shumë për shahun në Prizrenas ?


V.BARDHI : Jam antarë i K.SH. ‘’Prishtina’’ qe dy vite dhe jam shumë krenar që jam antarë i këtij klubi po ashtu jam duke i ndihmuar K.SH.’’Prizreni’’ për organizim dhe në mbledhjen e fundit jam zgjedhur arkatarë i K.SH. ‘’Prizreni’’.


A ka keqkuptime në mes të gjeneratave të vjetëra e atyre të reja ?


V.BARDHI : Në shahun Prizrenas gjithmonë ka qenë dhe është një harmoni e këndshme në mes shahistëve dhe kemi shumë mirëkuptim dhe bashkpunim në mes vete.


Antarsia e K.SH. ‘’Prizren’’ përbëhet prej një numri të madh shahistësh të moshave të ndryshme.Antarsimi është i hapur për të gjithë banorët e regjionit të Prizrenit.  


10 shaistët më të mirë Kosovar?


V.BARDHI: Vështirë është për ti përmbledhur 10 shahistët më të mirë sepse në Kosovë po luhet shahu në mënyrë profesionale, por 10 më të mirët janë ata përafërsishtë që kanë rejting të lartë.Po i përmendi disa që për mendimin timë 10 më të mirët janë :


Bajram Bujupi, Bedri Sadiku, Afrim Fejzullahu, Naim Sahitaj, Murtez Hondozi, Fatmir Bujupi, Gëzim Gusia, Avni Ermeni, Përparim Makolli, Bashkim Zenuni.


Fatmiri,Gëzimi dhe Bashkimi edhe pse nuk janë aktiv por janë emra që kanë lënë rezultate të mira në shahun Kosovarë dhe mendoj që i takojnë 10 –shit më të mire. Por duhet përmendur edhe disa emra që janë shumë aktiv si Abedin Idrizaj, Arben Avdiu, Egzon Elezi, Sami Salihu, Ramadan Bytyqi, Ramadan Ajvazi etj. Që janë kandidat për të hyrë në këtë 10 –sh.


Planet tuaja në të ardhmën?


V.BARDHI: Kam shumë plane në të ardhmën si për shahun Prizrenas poashtu edhe për shahun Kosovar dhe jam optimistë që një ditë do t’i realizojë.


Për në fund dua të i përshëndes të gjithë shahistët shqiptarë kudo që janë dhe shfrytëzoj rastin të JU falenderoj JUVE për punën që po e bëni për shahun Kosovarë !


Pse talentët në Kosovë nuk përkrahën nga ata më me shumë përvoj ?


V.BARDHI: Me të vërtetë në Kosovë është numër shumë i vogël i talentëve, shkaktarë janë strukturat organizative të klubeve që nuk mundohen t’i zbulojnë talentët shahistë nëpër qytetet e tyre. Disa shahistë të rinjë që janë aktiv nuk i jipet aq mundësi të marrin pjesë nëpër turne ndërkombëtare. Një ditë më goditi rënd që e lexova gazetën “Koha Ditore” aty ishte shpallur lista e shahistëve që i kishte caktuar F.SH.K-së dhe më vjen çudi pse i ka zgjedh disa shahistë që janë në moshë dhe mendimi im për ta është që nuk munden ti sjellin Kosovës as tituj e as rejting mbi 2300. Mendimi im është që duhet zgjedhur shahistët që i përkasin moshës mbi 20 vjeçare dhe besoj që këta shahistë për dy apo tri vite kanë për të sjellur rezultate të mira edhe tituj edhe rejting besoj që mbi 2300,mjafton që të na sjellin tituj IM dhe FM.


Komenti i juaj për shahun Kosovar?


V.BARDHI: Shahu Kosovar këto vitet e fundit ka ecur shumë përpara në krahasim me vitet e kaluara. Por shpresojmë që do të punojmë edhe më tepër dhe duhet të jenë të ndihmuar nga të gjitha klubet po ashtu edhe nga shahistët individual për të realizuar pasurinë e shahut ndërkombëtarë.  


Back to content | Back to main menu